Gjermani: Arrestohet një shqiptar i dyshuar për vrasje

Date:

 

Njësitë speciale të policisë gjermane në Bremen, në lokacionin Ostrhauderfehn (rrethina Leer) ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vrasje. Shqiptari 35-vjeçar akuzohet se para 17 vitesh, në Shqipëri kishte vrarë një grua. Në tetor të këtij viti, policia gjermane kishte pranuar një informacion për qëndrimin e mundshëm të të arratisurit. Informacioni kishte ardhur nga vendlindja e tij, Shqipëria, ku ai ishte kërkuar që nga viti 1999. Atje ishte dënuar me 14 vite burgim në mungesë, për shkak të vrasjes së një fqinje, që ishte shkaktuar pas zënkës në lidhje me disa çështje familjare.

 

 

Ai, gjithashtu akuzohet se në dhjetor të vitit 2013, në qendër të qytetit Bremen, ka sulmuar dhe plaçkitur një grua. Hetuesit i kishin rënë në gjurmë shqiptarit në rrethinën Leer, njoftojnë mediet gjermane, transmeton „Shtegu.com“.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...