Leondrit Gashi shpallet kampion europian në boks

Date:

Djaloshi nga Begraca, Leondrit Gashi, boksieri nga klubi i boksit Niederkassel në Gjermani, mbrëmjen e sontme e zhvilloi ndeshjen e tij kundër Alexandru Crasnitchiit, për titullin kampion europian dhe të njëjtën e fitoi në një meç në të cilin ai dominoi bindshëm. Deri më tani ai ka zhvilluar 9 meçe profesioniste, të gjitha i ka fituar. Pasi ai ka mundur të fitojë në mënyrë mbresëlënëse titullin e kampionit ndërkombëtar gjerman në peshën e lehtë në Shoqatën GBA në prill pas një nokauti teknik, tani bëhet fjalë për Kampionatin Evropian në WBU (Word Boxing Union), të cilit atëbotë i përkiste edhe Mike Tyson. Të shtunën, Leondriti i bëri krenarë të gjithë shqiptarët që ishin tubuar në sallën Stadthalle Weißenthurm, duke i dhënë Leondritit përkrahje të parezervë.

Të shpresojmë se ky djalosh zemërluan do të vazhdojë me sukseset e tij edhe në ndeshjet e radhës dhe të shkojë drejt titullit kampion bote. (Shtegu.com)

URIME LEONDRIT GASHI !     

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...