Gjendet shëndoshë e mirë kosovarja e zhdukur

Date:

Para dymbëdhjetë ditësh, kosovarja Armonda A. ishte zhdukur rrugës për në shkollë. Ajo kishte ikur nga Kantoni Tiçino, për në Cyrih. Tashmë, policia gjermane e ka gjetur vajzën e re.

 

 

Kosovarja e re, Armonda A. e cila më 2 nëntor ishte zhdukur duke shkuar në shkollë në Canobbio TI, tashmë është gjetur. Gjashtëmbëdhjetëveçarja kishte ikur me një të ri nga Lugano për në Cyrih, gjë të cilën ua kishte komunikuar prindërve të saj përmes një mesazhi në celular.

 

 

Prej atje,, ajo kishte shkuar në Gjermani, ndërsa tani është gjetur nga ana e policisë gjermane, bëjnë të ditur mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Ende nuk është bërë e ditur se ku gjendet për momentin: „Nuk mund të themi asgjë“, kishte deklaruar një zëdhënës policor, duke tërhequr shpalljen për të zhdukur.

 

 

Përse është larguar nga shtëpia, ende mbetet e paqartë, por sipas shokëve të klasës, ajo kishte jetuar në marrëdhënie të rëndë familjare. Ajo gjithnjë u kishte rrëfyer për zënka dhe dhunë në familje, duke paralajëmruar më herët se do të arratisej nga shtëpia.

 

 

Disa ditë pasi kishte ikur, ajo i kishte dërguar disa mesazhe familjes së saj, duke i thënë se ajo ishte mirë dhe nuk do të kthehej më në shtëpi. Nga ajo, ditë, ajo i kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me familjen e saj.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...