SHBA: Vrasin gajshtëvjeçarin, arrestohen dy policë

Date:

Në SHBA janë arrestuar dy policë, pasi gjatë një ndjekje me makinë, kanë vrarë një fëmijë gjashtëvjeçar. Ata akuzohen për vrasje në tentativë, ka deklaruar zëdhënësi i policsë në shtetin federal Louisiana gjatë të premtes.

 

 

Rasti ka ndodhur të martën, në Marksville të Alexandrisë. Sipas akuzës, dy policët kanë shtënë me armë në drejtim të një veture të ndaluar, me ç`rast disa herë kanë qëlluar në fëmijën e ulur te bashkudhëtari. Edhe babai, i cili ka qenë në vendin e vozitësit, është qëlluar dhe gjendet në rrezik për jetë.

 

 

Incizimet nga kamera janë „gjëja më shqetësuese që kam parë ndonjëherë“, ka pohuar Edmonson, njoftojnë mediet lokale, transmeton „Shtegu.com“. „Fëmija nuk ka merituar një vdekje të tillë“.

 

 

Në SHBA gjithnjë e më shumë policia po ndërmerr sulme brutale, që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Prandaj drejtësia amerikane duhet të mbrohet nga akuzat e shpeshtuara për brutalitetin, të cilin po e ushtron sidomos ndaj të zinjve. Kësaj radhe, viktima më e re ishte me ngjyrë të bardhë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...