Në Francë arrestohet kosovari i përfshirë në një vrasje në Viti

Date:

Ndaj një kosovari ishte lëshuar nëj fletarrest ndërkombëtar për përfshirje në një rast vrasjeje në qytezën e Vitisë në Kosovë. Policia franceze tashmë e ka paraburgosur.

 

 
E njoftuar nga një informatë, policia franceze e Bordeaux në Francë, ka arritur ta vejë në pranga një kosovar 33-vjeçar, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar.

 

 
Pa vendbanim të përhershëm, azilkërkues në Francë, tridhjetetrevjeçari është i dyshuar se ka qenë i përfshirë në një vrasje të kryer në qytezën e Vitisë në juglindje të Kosovës, në vitin 2007, shkruan „Sudouest.fr“, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

I identifikuar dhe i vëzhguar nga policia franceze qysh nga fundi i javës së kaluar, kosovari ishte arrestuar mu në qendër të qytetit Bordeaux, ndërsa më pas është njoftuar edhe gjykatësi përkatës kosovar i lëndës në Viti.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kulla Restaurant në Grenchen – shija e traditës shqiptare në zemër të Zvicrës

Në qytetin e Grenchenit, në kantonin e Solothurnit, Kulla...

Akad. Miftar Tërshnjaku – Poezi

KOHA E MASKARENJVE Çfarë fytyre kanë këta njerëz, që s'njohin turp,...

Hansi dhe Hasani në dasmë – dy mënyra për ta festuar dashurinë në Zvicër

Në Zvicër, kur Hansi organizon dasmë, gjithçka duket sikur...