Në një intervistë me gazetën zvicerane „Südostschweiz“, këshilltari federal Alain Berset është i sigurt se do zë vijë edhe vala e ardhshme. „Por do të jetë një valë ndryshe nga ajo që kemi pas nesh“. Gjithashtu sepse shkalla e vaksinimit të brezit të vjetër është mbi 80 për qind. Për këtë arsye, ai dëshiron një normë më të lartë vaksinimi – veçanërisht në mesin e atyre nën 50 vjeç, informon portali Shtegu.
Berset nuk e përshkruan vetë vaksinimin si një kurë mrekullie, por është „një hap shumë i rëndësishëm jashtë pandemisë“. Kushdo që dëshiron të vaksinohet mund ta bëjë këtë. „Është një veprim vullnetar të vaksinohesh dhe kështu edhe do të mbetet“.

