Në vend se të ndjek një plaçkitës, qeni i policisë zvicerane mbyt një mace

261 Lexime

Përderisa po ndiqte një hajn, një qen policie u hutua nga një mace dhe e sulmoi atë derisa ngordhi

Më 15 korrik, Policia Kantonale e St. Gallenit në Kaltbrunn u informua për një plaçkitje. Një hajn u përpoq të thyej derën e një apartamenti, siç raportohet të enjten nga gazeta „Linth-Zeitung“. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, përfshirë qenin e policisë. Ai filloi nuhatjen, por papritmas u hutua dhe vrapoi në anën tjetër ku ishte një mace. Paraprakisht, pronari e kishte lënë atë jashtë shtëpisë, informon portali Shtegu. Qeni i policisë u hodh mbi macen dhe e kafshoi, duke e lënduar rëndë. Edhe pse macja u dërgua menjëherë tek veterineri, asaj nuk i ndihmoi asgjë. Veterinari është dashur t`ia shkurtojë vuajtjet duke realizuar eutanazinë.

Incidenti është një temë bisede te banorët e Kaltbrunn. Shumë banorë reagojnë pa kuptuar se si ka mundur të ndodhë një gjë e tillë. „Dikush mund të pyesë vetveten se çfarë do të kishte bërë qeni nëse në afërsi do të kishte qenë ndonjë fëmijë i vogël“, thotë një person. Për Hanspeter Krüsi, Shef i komunikimit në Policinë e Kantonit të St. Gallenit, kjo pyetje nuk është me vend: “Sjellja e presë së qenëve nuk mund të bartet thjesht te njerëzit. Jemi të bindur se qeni nuk do t’i kishte sulmuar njerëzit sepse macja është një konkurrente natyrale e qenit“, tha ai për Tele Züri. Incidente të tilla janë jashtëzakonisht të rralla, për dymbëdhjetë vjet nuk ka pasur një incident të tillë, vazhdon ai. Mbajtësi i qenve u ndje shumë i pikëlluar nga incidenti dhe i kërkoi falje pronarit të maces me një dhuratë personale. Ai ka theksuar se policia është sjellë në mënyrë korrekte dhe ka hequr dorë nga ndonjë ankesë.