Tmerrohen gjermanët nga mbishkrimi: Ose fëmijët tuaj do të luten tek Allahu, ose do të vdesin

Date:

Banorët e qytetit Hilden në Gjermani janë shokuar nga disa mbishkrime të ngjitura nëpër urat në disa pjesë të autostradës. Në njërën nga to, disa të panjohur kishin ngjitur mbishkrimin me fjalinë: „Ose fëmijët tuaj do të luten tek Allahu, ose do të vdesin“. Tani është duke hetuar sigurimi shtetëror për të gjetur autorët e veprës.

 

 

Për vozitësit nga rrethina e Hildenit, mbishkrimi ka qenë i pashmangshëm: Në urën për këmbësorë „Zum Forsthaus“, në autostradën 46, në drejtim të Düsseldorfit, qëndronte i varur mbishkrimi me fjalinë: „Ose fëmijët tuaj do të luten tek Allahu, ose do të vdesin“.

 

 

Është plotësisht e paqartë se kush ka mundur të varrë një mbishkrim të tillë, shkruan „Fokus.de“, njofton „Shtegu.com“. „Menjëherë kemi dërguar forca të sigurisë“, ka deklaruar një zëdhënës i policisë nga Düsseldorfi. Personeli i një patrulle policore e ka mënjanuar menjëherë mbishkrimin duke hetuar rrethinën.

 

 

Mbishkrime të ngjashme janë vërejtur edhe në krahinat e tjera federale gjermane. Një foto nga Twiteri paraqet një foto me mbishkrim të ngjashëm në autostradën në afërsi të Sindelfingenit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...