Ndihmësit zviceranë gjejnë një foshnje në Preshevë

51 Lexime

Në Serbi janë duke pritur mijëra refugjatë për të vazhduar mëtutje udhëtimin. Qyteti i Preshevës tashmë është shpallur si pika kryesore në Itinerarin ballkanik. Në këtë turmë është edhe një zvicerane.
Një rrugë në stacionin e autobusit në Preshevë, në pikë të natës: Tashmë disa orë, qindra refugjatë janë duke pritur në sektorin e izoluar, për të ecur një hap më para për tu regjistruar. Aty, ata marrin një dokument, i cili u lejon udhëtimin nëpër vend, ndërsa pa te, udhëtimi i mëtutjeshëm është ilegal.

 

 

 

 

Janë grupe burrash të rinj, familje, të moshuar dhe të sëmurë. Shumica vijnë nga Siria dhe Afganistani, të cilët kanë ikur përmes Mesdheut nga lufta. „Çastet më të rënda të jetës sime“, ka pohuar Ahmeti për gazetarët e „20 Minuten“, transmeton „Shtegu.com“. Më në fund, polici e hap derën dhe grupi mund të hyjë në vendin e caktuar.

 

 

 

Përnjëherë fillon paniku, të gjithë ia mësyejnë vendit ku duhet pajisur me dokumentin. Policët fillojnë të bërtasin me të madhe, duke dashur të krijojnë rregull, bile disa i nxjerrin edhe shufrat e gomës, duke apeluar që të rrinë të qetë. Grupi vullnetar zviceran është veshur me jelekë të verdhë të sigurisë, për të mundur të ndihmojë sado pak në katrahurën e refugjatëve në Preshevë.

 

 

 

Temë e shpeshtë e bisedimeve është uria: „Dje kam ngrënë një mollë në Maqedoni“, ka rrëfyer Xhemali nga Siria. Një zvicerane fillon të ndajë çaj të nxehtë dhe biskota, ndërsa përgatitja e gjërave ushqimore u ishte ndaluar nga autoritetet për shkak të kushteve higjienike.

 

 

 

Më tej, në artikull përshkruhet mungesa e ndihmësve vullnetarë dhe gjërave të tjera që u nevojiten refugjatëve. Një rast shumë emocional i kishte ndodhur Ginës, një ndihmëses vullnetare zvicerane, e cila paritmas vëren një foshnje në tokë. E mbështjellur në një batanije, ajo qëndron në të ftohtë, ndërsa prindërit i kishte humbur gjatë tollovisë që ishte shkaktuar. Përmes funkut, ajo i informon të gjithë aktivistët tjerë.

 

 

 

Të gjithë së bashku hyjnë përmes turmës në kërkim të nënës. Më në fund, ata e gjejnë nënën e tmerruar. Gëzimi i saj nuk ka kufi. Ekzistojnë disa momente të cilat edhe ndihmësve vullnetarë u japin shpresë dhe kurajo për të vazhduar me ndihmesën.