Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe deputet i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, sot u filmua në një edicion të relaksuar në një dasmë në Zajas duke kërcyer dhe duke shijuar tingujt e melodisë shqiptare me boritë dhe daullet, duke tundur flamurin shqiptar, të dekoruar tradicionalisht për një aheng dasmash, shkruan „Sloboden Peçat“.
Ali Ahmeti ishte i ftuari kryesor në dasmën e nipit të tij në Zajas dhe ka treguar se përveç aftësive udhëheqëse dhe diplomatike, ai me sukses di të udhëheqë edhe vallen – fjalë për fjalë.
Videoja është postuar në rrjetet sociale nga të ftuarit në dasmën e përmendur në Zajas, ku lindi Ali Ahmeti, transmeton portali Shtegu.
„Kur zemra të këndon dhe shpirti vallëzon, shkruhej në një nga postimet si përshkrim për videon me Ali Ahmetin, në të cilën tregoi se di të ngjitet edhe mbi daulle.

