Kanada me qeveri të re – 15 femra, 15 meshkuj

Date:

Kryeministri i sapozgjedhur kanadez, Justrin Trudeau, të mërkurën dha betimin, duke shpalosur kabinetin e liberalëve, të cilët fituan bindshëm në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Si djalë i ish-kryeministrit, Jasque Trudeau, Justin riktheu në pushtet Partinë Liberale, duke u zotuar se do të punojë shtigjeve të bababit të tij të ndjerë, i cili shkëputi hegjemonizmin britanik gjatë periudhës së qeverisjes së tij – 1967-1982.
Në përbërjen e kabinetit të Trudeau janë 15 femra dhe 15 meshkuj. E veçanta e përbërjes së re qeverisëse është se përzgjedhja është kolorit i relitetit kanadez. Katër ministra janë emigrantë që nuk kanë lindur në Kanada, dy ministra janë aborixhinë, gjashtë jane frankofonë (përfshi edhe kryeministrin), ka të moshës së re, mesomoshë dhe veteranë në politikë.
Po ashtu, përzgjedhja është bërë edhe në baza gjeografike, ku secila provincë përfaqësohet nga ministra. Për herë të parë zgjedhet një ministër me aftësi të kufizuara fizike. Ministreshë e institucioneve është zgjedhur Mayram Monsuf, e cila në moshen 11-vjeçare, nga Afganistani emigron në Kanada.
Është kënaqësi dhe nderë të jesh qytetar i kësaj qeverie, sepse e di se ata janë shërbyes të qytetarëve dhe ashtu e trajtojnë veten.
Një shembull për burreshtetasit që e duan vendin dhe qytetarët e tyre!

 

N. Murseli (nga postimi i tij në Facebook)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...