Tre të mirat që të nxisin në lënien e duhanit

Date:

Shkrimtari nga Tirana, Frederik Moçka tashmë është i njohur për opinionin, me një bagazh të madh të shkrimeve të tij. Ai është i pensionuar, ndërsa „ushqimi“ i tij i përditshëm është leximi i librave. Deri më tani ka botuar tre romane: “ Kështu na vret jeta“, “ Miza në qyp“ roman satirë dhe i treti, libri “ Kënga e gjelit“. Aktualisht ka edhe disa shkrime duke i përpunuar dhe një libër për fëmijë të sapopërfunduar.

Në njërin nga librat e tij „Kënga e gjelit“, ai përshkruan fëmijërinë e tij, lojrat që luanin në oborr. Është jeta e një familjeje tipike shqiptare të viteve 60, e parë nga këndvështrimi i një fëmije. Një libër që vërtetë zgjon kurreshtjen e lexuesit ku ndër të tjera ai ka rrëfyer për një ngjarje që ka të bëjë me duhanxhinjtë. Në një rast, babai i tij ia kishte dhënë një këshillë interesante për duhanxhinjtë, e cila më pas ka rezultuar shumë frytëdhënëse në lënien e duhanit. Ja edhe fragmenti i librit i cili vërtetë ka një filozofi që të shtyn të mendosh më ndryshe:

Fragment nga romani KËNGA E GJELIT e shkrimtarit Frederik Moçka

Na u duk ide e bukur, por unë i vura në be se nuk do të tregonim prej frikës, sepse e dëgjoja shpesh babanë që u fliste të njohurve për dëmet e duhanit. Ai madje, kur e pyesnin nëse duhani kishte ndonjë të mirë, pohonte se kishte tre të mira: “ Nuk plakesh kurrë, nuk të hanë qentë dhe nuk të vjedh njeri shtëpinë „. Të njohurit e pyesnin se ç’lidhje kishin këto me duhanin dhe ai me durim ua zbardhte të fshehtat. „Nuk plakesh, sepse vdes i ri; nuk të hanë qentë, se je kaq i dobët nga cigaret e pira, sa të duhet të mbash bastun dhe e treta, nuk të vjedhin shtëpinë, se kollitesh gjithë natën ngaqë i ke mushkëritë blozë, duke bërë që hajdutët të mendojnë se ti je zgjuar „. Në fund shtonte për cigaren: “ Ti e puth, ajo të kafshon „, Këmbëngulja e tij kishte bërë që shumë shokë të tij të hiqnin dorë nga pirja e duhanit dhe më vonë e falënderonin. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...