Një praktikant nga Berna në Zvicër, është gjobitur me 1 180 franga zvicerane për raportimin e shpeshtë të pranisë së një aparati shpejtësie në një grup në ëhatsApp. Ai thotë se nuk e dinte se po bënte diçka të paligjshme
„Nuk mund ta besoj. Do të duhet të punoj dy muaj të tërë për të paguar këtë gjobë”, ka deklaruar 23-vjeçari i irrituar të hënën për „Blick“. Ai u gjobit me urdhër penal për raportimin e kamerave të shpejtësisë në një grup ëhatsApp me rreth 200 persona. Nxënësi shpjegon se ai nuk ishte në dijeni që veprimi i tij ishte i ndaluar në Zvicër.
Gjithçka filloi në qershor të vitit 2018 kur ai u pranua në grupin në fjalë më ëhatsApp. „Njerëzit raportonin bllokime trafiku ose kamera shpejtësie“. Edhe ai shumë shpejt u përfshi në lojë, duke paralajmëruar anëtarët e grupit 38 herë, transmeton Shtegu.com. “Në Austri dhe Gjermani, ky lloj informacioni bëhet publik, veçanërisht në radio. Kështu që nuk mendoja se po bëja ndonjë gjë të paligjshme”.
I riu apeloi kundër urdhrit penal me shpresën se gjykatësit do të kishin mëshirë për pagën e tij të ulët të mësimit dhe të ulnin gjobën e tij. Megjithatë, praktikanti harroi të paraqitej të mërkurën e kaluar në Gjykatën Rajonale në Thun (BE). „Isha në klasë dhe krejtësisht kisha harruar për seancën. Isha i sigurt se data ishte një javë më vonë“. Ai tani ka më shumë se disa ditë për të luftuar para se urdhri penal të hyjë në fuqi.

