Futbollistja 17-vjeçare shqiptare vlerësohet si talentja më e madhe në Zvicër

Date:

Që në moshën 17-vjeçare, ajo do të futet në një duel me lojtarë të klasit botëror: Sonte, Riola Xhemaili do të luaj për Zvicrën kundër ekipit të Francës – dhe ka një të ardhme të madhe përpara saj, shkruajnë mediat zvicerane.

Asaj i kanë dhënë hapësirë të madhe të gjitha mediat zvicerane, duke e cilësuar si një talente të rrallë të futbollit femëror zviceran. Ajo është vetëm 17-vjeçare, por një premtim për të ardhmen: Riola Xhemaili. Ajo mban shiritin e kapitenit në FC Basel dhe është një lojtare kryesore, transmeton Shtegu.com. Paraqitja e saj e parë e madhe në ekipin kombëtar ndodhi të shtunën e kaluar: Tani, ajo është në formacionin startues kundër Francës së klasit botëror.

Përndryshe, Riola është ndoshta futbollistja që ka shënuar hat-trickun më të shpejtë në botë në ndeshjen kundër Letonisë, duke shënuar midis minutave 26` dhe 29`.

Lexoni edhe:

Futbollistja shqiptare shënon njërin ndër hat-trick-un më të shpejtë në historinë e futbollit

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...