Dhjetë vite burg për maqedonasin që vrau kosovarin

Date:

Procesi gjyqësor i zënkës që kishte ndodhur para një bordeli në Lätti të Zvicrës, ka përfunduar të premten duke shpallur fajtor të akuzuarin.

 

 

Gjykata e dënoi të akuzuarin kryesor me dhjetë vite burg.
Gjykata rajonale e „Berner Jura-Seeland“ në Biel të Zvicrës, ka shpallur fajtor maqedonasin 43-vjeçar, në bazë të veprave të kryera penale „vrasje me paramendim“, „shkaktim i lëndimeve të rënda trupore“, „rrahje“, si dhe delikte të tjera penale, në mesin e të cilavë edhe vozitje në gjendje të dehur. Gjykata me këtë rast ka urdhëruar që personi në fjalë të qëndrojë në burg, shkruan „Bluewin.ch“, transmeton „Shtegu.com“.
Ndaj një të akuzuari të dytë, Gjykata ka shqiptuar një dënim me burg prej tetë muajsh, si dënim i shtesë i dënimit të mëparshëm, për shkak të shkaktimit të lëndimeve trupore dhe rrahjes. Ky person rastësisht ishte përfshirë në zënkën në fjalë, duke goditur viktimën me shqelm në kokë.
Gjatë zënkës me kosovarin, shtetasi maqedonas e kishte sulmuar me thikë viktimën, duke e goditur në sy, ndërsa goditja kishte depërtuar deri në tru.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...