„Të dashur miq, të dashur bashkëqytetarë të Petrinjës. Dua të ndihmoj me dhurimin e bukës. Furra „Romaja“ nga Zagrebi. Ne jemi me ju“, ka shkruar Azgan Qenaj në profilin e tij në Facebook, informon Shtegu.com.
Azganin e preku shumë tërmeti i djeshëm në Kroaci, prandaj ai për asnjë moment nuk hezitoi të ndihmojë në mënyrën e tij humane, ndërsa ai pohon se ka kaluar mirë gjatë tërmetit dhe nuk ka pësuar dëme.
„Unë dhe kushërinjtë e mi nga Hasi, sot kemi dhënë bukë për Sisak, Petrinje, Rijeka, Pulla Pazini, Omagi, Poreqi dhe Rovini, për të prekurit nga tërmeti“, pohon Azgani. Ai është i lumtur që pas apelit të tij në Facebook, edhe bukëpjekësit e tjerë e kanë ndjekur hapin e tij.
Njeriu i mirë Azgan Qenaj është në të vërtetë një “shqiptar kroat” tipik – një bukëpjekës, çfarë tjetër – por historia e tij nuk përshtatet mirë në stereotipin e shqiptarëve, të cilët kinse e mbajnë veten si fis dhe funksionojnë si banda, duke marrë me qira rrugë të tëra dhe prapa banakëve të furrave dhe argjendarive të tyre kontrabandojnë kokainë, ndërsa gjatë kohës së lirë qëndrojnë ulur dhe paramendojnë gjakmarrje.
Kjo është historia për Azgan Qenajn, pronar i furrës “Romaja” në Treshnjevka të Zagrebit, i cili e dhuron të gjithë bukën e tij të pashitur për të varfërit dhe të uriturit çdo ditë, për 26 vite me radhë, duke paguar gjobë prej 43 eurosh për bamirësinë e tij.
LEXONI EDHE:
Shqiptari me zemër shumë “azgane”nga Hasi, që në Kroaci i përulen të gjithë (VIDEO)


