Shqiptari i Luginës ngatërron gjeografinë e shqiptarëve

Date:

Një shqiptar 40-vjeçar nga Bujanoci i Luginës së Preshevës, kishte shkuar në Gjermani në tetor të vitit 2012, duke bërë një kërkesë për lejeqëndrim të rregullt në Freiburg. Gjatë dhënies së shënimeve, ai kishte deklaruar se kishte lindur në Kosovë, në mënyrë që sa më lehtë të pajiset me lejeqëndrim të rregullt. Në vazhdim, ai për 12 vite me radhë i kishte përsëritur të dhënat e falsifikuara, sa për të vazhduar lejen e qëndrimit. Por, ai u zbulua gjatë krahasimit të shenjave të gishtërinjve dhe verifikimin e identitetit, nga Interpoli në Blegjikë, informon „Badische Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

Ata kishin konstatuar se në këtë rast bëhet fjalë për një person të lindur në vitin 1975 në Bujanoc të Serbisë. Në dokumentet e tij, të cilat ai nuk i kishte plotësuar personalisht, pasi sipas avokatit të tij ai ishte analfabet, shkruante se ai kishte lindur në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, në vitin 1977. Gjykatës gjermane i interesonte të zbulojë nëse gjatë të dhënave personale është shkaktuar ndonjë keqkuptim, apo i akuzuari i ka dhënë me vetëdije të plotë të dhënat e falsifikuara. Më në fund, përmes një përkthyesi serb, i akuzuari ka pranuar se ai kishte lindur në Bujanoc në vitin 1975. Por, ai nuk e kishte idenë nëse kjo qytezë shtrihej në Serbi apo në Kosovë. Ai nuk e kishte vijuar shkollimin dhe ishte analfabet. Në pyetjen përse ai kishte deklaruar se kishte lindur në Prishtinë të Kosovës në vitin 1977, i akuzuari ishte përgjigjur: „Disi nuk isha i vetëdijshëm se çfarë kam deklaruar“.

Pas shumë përpjekjeve të Gjykatës, avokatit mbrojtës dhe prokurorit për të verifikuar vendlindjen e shqiptarit dhe të dhënat e tij të sakta personale, më në fund ai kishte pranuar se i kishte deklaruar të dhënat e gabuara, në mënyrë që „të mbijetojnë fëmijët e tij“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...