Në qytetin e Winterthurit në Zvicër, në një kryqëzim të rrugëve, një dhelpër kaloi semaforin në dritën e kuqe vonë pas mesnate. Policia e qytetit vendosi që të heq dorë nga ndjekja e saj
Ishte një lloj i veçantë i fotografisë nga radari. Natën e së martës, ai nuk fotografoi ndonjë veturë, por një dhelpër. Ajo po kalonte kryqëzimin e rrugëve St.-Georgenstrasse dhe Lindstrasse, gjatë një stuhie të madhe me dëborë – edhe pse në semafor ishte ndezur drita e kuqe.
Më pas u aktivizua radari. Kështu vepron jo vetëm kur ka dritë të kuqe, por edhe kur tejkalohet shpejtësia. Në këtë rast, megjithatë, shpejtësia nuk u regjistrua. Sipas policisë së qytetit, një indikator i qartë se dhelpra nuk i kaloi 50 km/orë të lejuara, informon Shtegu.com.
Dhelpra është me fat, pasi askush nuk është vënë në ndjekje të saj. As dhelpra dhe as ndokush tjetër nuk janë dëmtuar gjatë këtij veprimi të paautorizuar.


