Më 10 dhjetor 2020 do të mbahet dita e aksionit për përforcimin e shëndetit psikik në kohën e koronavirusit. Disa studime dhe sondazhe mbi disponimin e popullatës zvicerane në vjeshtë të këtij viti, kanë ardhur në përfundim se kriza e shkaktuar nga koronavirusi sërish po ndikon më shumë në mendjen e njerëzve. Kriza nuk do të tejkalohet për kohë të shkurtër dhe për shumë persona, muajt e dimrit (duke përfshirë edhe festat e Krishtlindjes) në vitet „normale“ janë shumë të kërkuara. Me autorizim të Këshillit Federal zviceran, Zyra Federale e Shëndetit Publik ka iniciuar një aksion në muajin dhjetor, qëe do ta tërheq vëmendjen mbi shëndetin psikik në kohën e koronavirusit. Aksioni përcjell tre qëllime:
1. Popullata duhet të sensibilizohet për temat e shëndetit psikik.
2.Përpos kësaj, tema duhet të detabuizohet dhe kërkesa për ndihmë të destigmatizohet.
3. Njerëzit duhet të mësohen se ku konkretisht duhet të gjejnë ndihmë kur të shtjerren resurset e tyre dhe/apo kur rrjeti social nuk ofron ndalim.
Tema për shëndetin psikik mund të gjenden në faqen e fushatës www.wie-gehts-dir.ch, www.santepsy.ch dhe www.salutepsi.ch
Shëndeti psikik në faqen e BAG:
www.bag.admin/psychische-gesundheit
www.bag.admin/psychische-gesundheit

