Kryeqytetit helvet do t`i mungojë buzëqeshja e ëmbël e gastonomit shqiptar

Date:

Ishin vitet e turbullta e të rënda të popullit shqiptar në Kosovë, nga fundi i dekadës së tetë të shekullit të kaluar. Papunësi e madhe, terror psikik e fizik mbi të pambrojturit, presion nga të gjitha anët ndaj shqiptarëve në të gjitha trojet e ish Jugosllavisë, e sidomos në Kosovë ku studentët po përgatiteshin të shfaqin pakënaqësitë e tyre ndaj gjendjes së mjerueshme të popullit. Njëri nga ta ishte edhe Ahmet Mehmeti nga Prishtina, i cili për shkak të këtyre kushteve mizore ishte i detyruar t`i braktisë studimet në fakultetin e ekonomisë pas vetëm dy vitesh studime.
Me zemër të thyer, në vitin 1979  ai mori rrugën e mërgimit duke u vendosur në Zvicër dhe ishte ndër mërgimtarët e parë që do të fillonte një jetë të re në kryeqytetin helvet, Bernë. Nuk shkoi shumë kohë dhe filloi punën si pjatalarës në një restorant, të cilën e ushtroi deri në vitin 1981. Më pas kalon në shërbimin e mysafirëve në rolin e kamarierit.
„Është një punë mjaft e rëndë dhe nuk do t`ia kisha preferuar askujt“, rrëfen përvojën e tij zotëri Ahmeti enkas për Shtegu.com, megjithëse pamja e tij fizike të shtyn të mendosh se ai është tepër vital dhe shumë i lëvizshëm përkundër moshës së tij 63-vjeçare.
„Vendosa ta përfundoj karrierën time mu në këtë moshë dhe nga fundi i këtij muaji do t`i them `mjaft më` angazhimit tim, për t`u pensionuar para kohe. Dua ta shijoj jetën me familjen time dhe më në fund të gjej qetësinë shpirtërore në këtë moshë. Në gastronomi njeriu nuk ka kohë as për familje e as për miq“, vazhdon zotëri Ahmeti, i cili që nga viti 2014 kishte vendosur ta menaxhojë restorantin e mirënjohur të Bernës „Steak-Club Steinhölzli“, në Komunèn Köniz. Puna e tij u kurorëzua me një mirënjohje të banorëve lokalë zviceranë, të cilët kanë vetëm fjalë miradie për familjen Mehmeti, e cila shpesh ua mundësoi krijimin e një ambienti fantastik familjar, me specialitetet e tyre zvicerane dhe kuzhinë franceze.
Gjatë bisedës, zotëri Ahmeti rrëfen edhe për periudhën e luftës së Kosovës, me ç`rast nga e gjithë lagjja e tij, vetëm atij ia kishin djegur shtëpinë. Me siguri se këtu kishte ndikuar aktiviteti dhe bashkëpunimi i tij i ngushtë me heroin legjendar Zija Shemsiu. Gjatë kësaj kohe, ai nuk qëndron duarkryq, pasi ishte tepër i etur për mësimdhënie në kuptimin e ruajtjes së kulturës dhe traditave shqiptare. Prandaj, ai inicoi themelimin e degës së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH), për njërën ndër komunat më të mëdha në Zvicër, Köniz, në të cilën u tubuan shumë nxënës të bashkatdhetarëve tanë, si meritë e zotëri Ahmetit.

Të shpresojmë se zotëri Ahmeti do të kalojë çaste të shkëlqyeshme pas pensionimit, por buzëqeshja e tij do t`u mungojë shumë banorëve zviceranë, por edhe atyre shqiptarë, të cilët me padurim i prisnin shërbimet e tij të një gastronomi shembullor. Ju urojmë një periudhë pa brenga dhe me harmoni të plotë zotëri Ahmet Mehmeti !!!

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...