Gjermani: Treni sërish godet tre adoleshentë, dy prej tyre nuk mbijetojnë

Date:

Në Hanover të Gjermanisë, tre të rinj u goditën nga një tren. Dy nga viktimat vdiqën dhe një 14-vjeçare mbijetoi. Sipas policisë, nuk dihet shumë për rrjedhën e aksidentit

Të enjten në mëngjes, në Hanover të Gjermanisë janë goditur tre të rinj nga një tren. Kjo u konfirmua nga një zëdhënëse e policisë gjermane, informon Shtegu.com. Sipas informacionit nga „Hannoversche Allgemeine Zeitung“, një vajzë 14-vjeçare mbijetoi. Dy nga të rinjtë vdiqën. Bëhet fjalë për një djalë dhe një vajzë.

Rreth dy viktimave nuk ka informacione të mëtejshme. Megjithatë, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje ose vetëvrasje në tentativë, kanë deklaruar nga policia e Hanoverit. Për këtë arsye, policia do të informojë vetëm me kujdes.

Incidenti ndodhi rreth orës 10:30 të paradites. Treni që u përfshi ishte duke shkuar në Hildesheim. Skena ndodhi në qendër të qytetit, pranë stacionit kryesor të trenit. Fotot në mediat lokale tregojnë se si treni qëndron në një urë që përshkonte një rrugë. Brigada e zjarrfikësve në Hanover ishte në vendngjarje me një numër të madh të shërbimeve të urgjencës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...