Kërcënohen profesorët në Francë: „Do t`ua heqim kokat“

Date:

Një mësuese në një kolegj në Scionzier të Francës u kërcënua nga një nxënës pasi ajo e trajtoi çështjen e profesorit Samuel Paty

Të hënën, një mësuese nga një kolegj në Scionzier, në afërsi të Cluses (F), në klasë trajtoi ngjarjet që çuan në prerjen e kokës së mësuesit të historisë, Samuel Paty, nga mesi itetorit në rajonin e Parisit, nga një person i zhytur në ideologjinë islamike. Për shkak të kësaj ndërhyrjeje ndaj nxënësve të vitit të katërt, ajo u kërcënua, raporton „Le Dauphiné libéré“.

Fillimisht, një vajzë e re e justifikoi veprimin e terroristit, duke besuar se Samuel Paty „e kishte kërkuar këtë“. Pastaj një djalë i ri e kërcënoi mësuesen, „Viktima e ardhshme do të jesh ti“. Xhandarmëria franceze ka ndërgyrë dhe e ka dërguar në paraburgim njërin nga të pandehurit. Tani është hapur një hetim për justifikim të terrorizmit dhe kërcënimin e një personi të besuar me një mision të shërbimit publik.

Dhe ky nuk është një rast i izoluar. Të enjten është treguar edhe historia e Laurent, kandidat i „Koh-Lanta“ dhe mësues i gjeo-historisë, i cili mori mesazhe jashtëzakonisht të dhunshme nga një përdorues që donte ta sulmonte atë dhe vajzën e tij. „Do të të pres kokën, do të pësosh si profesori i historisë“, i tha i huaji. Një ditë pas këtyre kërcënimeve, Laurent paraqiti një ankesë.

Tre nxënës të shkollës së mesme nga Franca Veriore janë paditur për „justifikim të terrorizmit“ dhe „kërcënime“ pas nderimit të profesorit të vrarë Samuel Paty, njoftohet të premten nga zyra e prokurorit në Cambrai, transmeton Shtegu.com. Dy nga nxënësit u paditën të mërkurën dhe një i tretë të enjten, tha për AFP prokurori nga Cambrai, Rémi Schwartz, duke konfirmuar informacionin nga e përditshmja rajonale „La Voix du Nord“. Dy po ndjeken penalisht për justifikimin e terrorizmit, një i tretë për kërcënime. Ata janë të moshës midis 15 dhe 17-vjeçare.

Komentet e referuara u bënë të hënën gjatë diskutimit që pasoi heshtjen njëminutëshe për nder të Samuel Paty, profesorit që iu pre koka në 16 tetor në Conflans-Sainte-Honorine (Yvelines, rajoni i Parisit). „Ne nuk kemi të bëjmë aspak me persona të regjistruar në një proces të radikalizimit të dhunshëm, duke përfshirë edhe mjedisin e tyre familjar“, tha z. Schwartz.

Arsimi Kombëtar francez ka identifikuar „400 shkelje“ gjatë minutës së heshtjes të organizuar të hënën në nder të Samuel Paty, njoftoi të premten ministri i Arsimit Kombëtar Jean-Michel Blanquer, duke shtuar se procedimet penale kanë të bëjnë me „rreth dhjetëra“ të rasteve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...