Vrasje në Buchs AG! Të hënën, policia zvicerane gjeti katër persona të pajetë në një shtëpi familjare. Bëhet fjalë për një baba dhe tre fëmijët e tij.
Zbulim i tmerrshëm në rrugën „Veilchenweg“ në Buchs të Zvicrës! Të hënën në mëngjes, policia zvicerane gjeti katër trupa të pajetë në një shtëpi familjare. Siç raporton «Aargauer Zeitung», bëhet fjalë për një baba dhe tre fëmijët e tij, informon Shtegu.com.
Policia e ka konfirmuar rastin në kërkesë të gazetës „Blick“. Një person i tretë lajmëroi policinë rreth orës 07.15 të mëngjesit. Rrethanat e sakta aktualisht janë duke u sqaruar.
(E plotësuar) Sipas informatave të „Aargauer Zeitung“, bëhet fjalë për babain 37-vjeçar i cili punote në sferën e mjekësisë dhe i cili dyshohet se i ka vrarë fëmijët.
(E plotësuar) I dyshuari është shtetasi zviceran Johann M. (37), i cili punonte në sektorin e kujdesit shëndetësor, konfirmohet nga burime të Shtegu.com. Dy fëmijët më të mëdhenj të të ndjerit janë nga një martesë e mëparshme. Ai jetoi me nënën e fëmijës së tij më të vogël (3).
Tronditja në lagje është e madhe. Familja nuk kishte rënë në sy ndonjëherë për veprime negative. Një fqinje shpesh i shihte fëmijët duke luajtur në kopsht. «Babai kishte një pishinë dhe një shtëpi të ndërtuar. Ata dukeshin si një familje normale dhe e lumtur”, thotë ajo për „Blick“.
Se si u vranë Johann M. dhe fëmijët e tij, mbetet ende e paqartë. Gruaja e tij tashmë është informuar për aktin tragjik nga policia dhe ajo tani është nën përkujdesje. Zyra e prokurorit publik në Lenzburg-Aarau ka hapur një hetim penal.


