Kërcënohen me vdekje kryetarja dhe ministri zviceran, Sommaruga dhe Berset
Kriza e koronavirusit në Zvicër dhe më gjerë, është rikthyer me forcë të plotë. Edhe skeptikët e pandemisë po bëhen gjithnjë e më agresivë: Në gjithnjë e më shumë vende, protestat kundër masave po kthehen në dhunë. Italia, Franca, Spanja – gjatë një marshimi në mbrëmje, demonstruesit sulmuan policinë. Në Gjermani, mohuesit e koronavirusit madje zhvillojnë edhe potencialin terrorist: Ata hodhën kokteje Molotov dhe vendosën një pajisje shpërthyese.
«Djema, nuk mund të duroj më. Unë kurrë nuk kam pasur një urrejtje të tillë në zemrën time”, shkroi një përdorues në kanalin Telegram të të ashtuquajturve korona rebelë. „Kur shoh foton e z. Berset, urrejtja është e pastër“. Një tjetër përgjigjet: „Nëse diçka ndodh me fëmijët e mi, juve politikanëve do t`ju rrëmbej nëpër shtëpinë tuaja !! Ne i dimë adresat tuaja !“.
Të Shtunën, më 24 tetor, rreth orës 17:09, një përdorues me pseudonimin MCDXCI postoi një foto montazh në të cilën një pistoletë i drejtohet ministrit zviceran Berset. Një kërcënim me vdekje kundër këshilltarit federal të SP-së.
Presidentja federale Simonetta Sommaruga, gjithashtu është bërë objekt i urrejtjes. Disa nga mohuesit e koronavirusit nuk ju urojnë asgjë më pak se vdekja, informon Shtegu.com. Në grupin në Facebook „Miqtë e Kushtetutës“, një person rreth të 40-ave shkruan: Shijoni një ‚dush‘ të këndshëm „. Birkenau ishte një kamp shfarosës nazist – me dhoma gazi të maskuara si dushe.
Në ktyeqytetin Bernë situata është alarmuar. Florian Näf, zëdhënës i Zyrës Federale të Policisë (Fedpol), thotë: „Prirja në rritje për dhunë nga ana e skenës së mohuesve të koronavirusit është një shqetësim i madh për ne“. Zhvillimi është „shqetësues“. Fjalë të pazakonta të qarta për autoritetet e sigurisë kombëtare.