Me shkarravitje muresh, serbët tentojnë të provokojnë shqiptarët në Zvicër

Date:

Mëngjesin e të hënës, në Oerlikon të Zvicrës janë shkarravitur muret e stacionit të trenit me mbishkrime antishqiptare.

 

Mbishkrimet janë në gjuhë angleze, siç është parulla „Fuck Albania“, kryqi nazist dhe shenja serbe me katër kryqe. Një nëpunës i ndërmarrjes „Implenia“ është angazhuar për të lyer këto mbishkrime me ngjyrë të bardhë. Për „20 Minuten“ ai deklaron se mbishkrimet janë shkruar gjatë natës së hënë, pra menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë për në KE 2016.

 

Sipas kryetarit të klubit futbollistik shqiptar nga Cyrihu, FC Kosova, armiqësia e krijuar në mes të shqiptarëve e serbëve gjatë ndeshjeve sportive, është e paarsyeshme: „Me siguri se kjo nuk i përket sportit, incidentet e tilla janë një pasqyrë e keqe“, ka deklaruar Hyseni për „20 Minuten“, transmeton „Shtegu.com“. Ai fajin ua lë politikanëve të të dy vendeve ballkanikë. „Kualifikimi për në KE nëpër mediet e atjeshme është politizuar në masë të madhe“, ka përfunduar Hyseni.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...