Zvicra heq Maqedoninë e Veriut nga lista e shteteve në rrezik

Date:

Në mbledhjen e stome të Këshillit Federal zviceran është vendosur për marrje masash më të ashpra dhe të cilat do të vlejnë në të gjithë Zvicrën, me qëllim të kontrollit më të madh të përhapjes së koronavirusit. Shumica e masave do të aplikohen nga e enjtja, 29 tetor.

Belgjika, Republika Çeke, Andorra dhe Armenia: Këshilli Federal tani i klasifikon vetëm këto katër vende si dhe tre zona në Francë, si rajone në rrezik në lidhje me koronavirusin. Qeveria ka ndryshuar kriteret e saj.

Nga kjo e enjte, pra nesër, shtyhet detyrimi për të mbajtur maskë. Maska tani do të jetë e detyrueshme në ambiente të jashtme të mjediseve dhe institucioneve të tilla si dyqane, teatro, kinema, salla koncertesh, restorante, bare, si dhe tregje, informon Shtegu.com.
Përveç kësaj, një maskë duhet të mbahet në zona shumë të frekuentuara për këmbësorë dhe kudo që përqendrimi i njerëzve nuk lejon që të respektohen distancat e nevojshme. Fëmijët deri në moshën dymbëdhjetëvjeçare përjashtohen nga detyrimi për të mbajtur maskë.

Baret dhe restorantet duhet të mbyllin dyert e tyre nga ora 23:00 deri në 06.00 të mëngjesit. Tavolinat nuk mund të strehojnë më shumë se katër persona, përveç nëse ata janë prindër me fëmijët e tyre.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...