Sipas një raporti të gazetave gjermane, një laborator i madh bavarez ka prodhuar një seri rezultatesh false për testet e koronavirusit
Kjo u vu re gjatë inspektimeve në një spital në Taufkirchen/Vils në Bavarinë e Epërme, njoftoi „Münchner Merkur“ të mërkurën, transmeton Shtegu.com. Aty, 58 nga 60 teste pozitive rezultuan të jenë false.
Drejtori menaxhues i laboratorit Augsburg MVZ shpjegoi gabimin me mungesën e reagentëve. Për shkak të dështimit të një prodhuesi për të furnizuar, laboratorit iu desh të përdorë një mjet tjetër zbulimi që ishte dukshëm i papajtueshëm.
„Për shkak të numrit të lartë të mostrave dhe mungesës së aksesorëve, nuk ishte e mundur të kontrolloheshin në të gjitha rastet rezultatet pozitive menjëherë“ citoi gazeta drejtorët menaxhues.

