Në një përballje të pabarabartë, në të cilën boksieri shqiptar Egzon Maliqaj dominoi plotësisht në ring, ai e nokautoi boksierin serb Slagjan Dragishiq. Dyluftimi u zhvillua pas ndërprerjes së detyruar për shkak të koronavirusit.
Në një luftë të parashikuar prej tetë raundesh që u zhvillua në Sissach të Zvicrës, serbi nuk e priti përfundimin pasi Egzoni e rrafshoi përtokë në raundin e shtatë, informon Shtegu.com.

