Ja me sa vështirësi Mirlind Kryeziu e kaloi periudhën e karantinës në Zvicër

64 Lexime

Tani janë prekur edhe Basel dhe Sion. Në korrik ishte FCZ që ishte klubi i parë profesionist që është dashur të karantinohet plotësisht pas disa rasteve të koronavirusit. Mbrojtësi shqiptar i Cyrihut Mirlind Kryeziu e kujton atë periudhë

Së pari Basel, pastaj Sion. Dy skuadra të plota të Superligës zvicerane janë në një karantinë dhjetëditore. „Kjo nuk është e lehtë. Këtu testohet shumë durimi”, thotë mbrojtësi i FCZ Mirlind Kryeziu (23). Ai e di shumë mirë se çfarë po ndodh në Basel dhe Sion. Në verë, ekipi i Cyrihut ishte skuadra e parë në kampionat që u karantinua nga mjeku kantonal.

Kryeziu ishte lojtari i parë i FCZ që rezultoi pozitiv dhe u emërua publikisht. Pesë shokët e tij të ekipit, të cilët gjithashtu dolën pozitivë të nesërmen, mbetën anonimë. „Ky nuk ishte problem për mua, nuk kisha turp“, thotë Mirlindi, i cili ende nuk e di se ku ishte infektuar me Covid-19.

Tani gjiganti i mbrojtjes kujton dhjetë ditët më të gjata të jetës së tij. „Për mua më e keqja ishte se isha i izoluar në dhomën time dhe nuk mund të lëvizja as nëpër banesë“, vazhdon Mirlindi më tej, i cili jeton me prindërit dhe dy motrat e tij në Regensdorf ZH. „Për fat të mirë, ata të gjithë ishin negativë“, thotë ai për „Blick“, përcjell Shtegu.com.

Nëna e Mirlindit ia vendoste ushqimin para derës. Por për dy ose tre ditë, gjithçka kishte shije si karton. Kafeja si ujë. Profesionisti i FCZ e kishte humbur sensin e shijes. „Si duket e nënvlerësova situatën“.

Dhe kur shkonte në tualet? Mirlindi: «Komunikonim përmes Whatsappit. Kur bëhesha gati të dal, u shkruaja që ta mbajnë distancën. Pastaj shkoja në tualet dhe dezinfektoja gjithçka që prekja“.

Por pjesën më të madhe të ditës, Kryeziu e kaloi në izolim. “Është dashur të qëndroj në dhomë gjatë gjithë ditës dhe pothuajse të ndjehem sikur në ndonjë qeli burgu. Shpesh shikoja nga dritarja, edhe nëse nuk kishte shumë për të parë përveç disa pemëve dhe një rruge me kalimtarë të rastit. Të paktën, herë pas here kam mundur të flas me postierin», e përshkruan rastin futbollisti i Përfaqësuese kosovare.

Në ditët e para, u shpërqendrua me laptop, TV-ja dhe celulari nuk funksionon ashtu si duhej: kudo që Kryeziu klikonte, tema më e shpeshtë ishte rasti i parë me koronavirus në kampionatin zviceran.

Përkundër kësaj, mbrojtësi qendror përpiqet të qëndrojë në formë. Ushtrime të stabilizimit në mëngjes, nganjëherë trajnim me trap me një arkë të mbushur. “Qëllimi im kryesor ishte të bëja 500 pompa në ditë. Herë dhjetë, herë njëzet. Gjithnjë pa u ndalur. Unë i shënoja numrat në laptop që të mos bëja ndonjë gabim në llogaritje”, thotë Kryeziu duke qeshur.

Tani shtrohet pyetja e madhe: Në çfarë forme FCB dhe Sion vijnë nga pushimi i detyruar? Që nga karantinimi në muajin korrik, FCZ nuk ka fituar asnjë lojë të vetme! «Vështirë të thuash nëse është për shkak të kësaj», thotë Kryeziu, «por sigurisht se kemi pasur vështirësi në ndeshjet e para për shkak të kësaj. U deshën disa ditë për t’u rikthyer në ritëm”.