Rreth orës 15.00 të së enjtes. një person ka shkuar në një stacion policor bavarez në Regensburg dhe oficerët e policisë i ka informuar se e kishte vrarë gruan e tij në një apartament në rrugën „Humboldtstrasse“. Pas kësaj, 55-vjeçari u arrestua
„Menjëherë më pas, kolegët u drejtuan me makinë drejt banesës së burrit. Atje ata gjetën një kufomë të një gruaje“, tha komisionerja e policisë Franziska Meindl, nga ekipi i shtypit i Departamentit të Policisë së Oberpfalz për „TAG24“, informon Shtegu.com.
Siç është konstatuar tani, viktima e vrarë me dhunë ishte, siç u tha nga burri, gruaja e tij.
„Megjithatë, ne ende nuk jemi në gjendje të sigurojmë ndonjë informacion të besueshëm mbi motivin dhe rrjedhën e ngjarjeve“, vazhdoi Meindl. Aktualisht janë duke u zhvilluar hetimet nga policia kriminale.
Ende nuk është njoftuar zyrtarisht se si vdiq saktësisht gruaja në apartamentin në jug të Regensburgut.

