Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi, sonte ka fituar titullin e kampionit botëror në boks, duke mposhtur boksierin gjerman Dominic Boesel me nokaut në raundin e tretë. Meçu zhvillua në Arena Magdeburg dhe për shkak të situatës me krizën e koronavirusit, janë lejuar vetëm dy mijë spektatorë.
Me këtë, Robin Krasniqi fitoi rripin e kampionatit botëror në përpjekjen e tretë. Boksieri shqiptar i kategorisë gjysmë të rëndë nga Mynihu e mposhti mbajtësin e titullit Dominic Bösel, të shtunën (10.10.2020) në Magdeburg me një nokaut të shpejtë. pas 3:25 minutash në raundin e tretë.
Pas dyluftimit, Robin Krasniqi ka festuar me të madhe, kërcente nga gëzimi nëpër ring, por gjatë dhënies së intervistës kundërshtarit i ka dëshiruar kthim sa më të shpejtë, informon Shtegu.com. Pas dy përpjekjeve për të fituar titullin, Kransiqi ka pohuar: „Ky dyluftim ka zgjatur 15 vite. Unë qava dhe festoja. Tani kam arritur në qëllimin e ëndrrave të mia“.
https://www.youtube.com/watch?v=nfEbIOmfFZQ



