Aktualisht një demonstratë është duke u zhvilluar në sheshin Bundesplatz. Rreth 2000 persona janë duke demonstruar për refugjatët nga kampi Moria, i cili u shkatërrua nga zjarri në muajin shtator
Një demonstratë për refugjatët nga kampi grek Moria është duke u zhvilluar aktualisht në sheshin Bundesplatz. Kampi i refugjatëve u shkatërrua pothuajse plotësisht nga një zjarr nate në muajin shtator. Tani janë tubuar rreth 2,000 demonstrues. Ata i bëjnë thirrje Këshillit Federal të pranojë refugjatë në Zvicër, siç raportohet nga „Berner Zeitung“, transmeton Shtegu.com. Policia po vëzhgon tubimin me një numër të shtuar dhe gjithashtu në dispozicion është një spërkatës uji. Ngjarja mbështetet nga 29 organizata, përfshirë organizatën për të drejtat e njeriut Amnesty International dhe lëvizja Black Lives Matter.

