Në Maqedoninë e Veriut, si duket tik-taket e orës rrahin pak më ndryshe. Bëhet fjalë për madhësinë e golave të stadiumit në Shkup, ku u zhvillua ndeshja në mes Shkëndijës dhe Tottenhamit. Të gjithë ve u ra në sy se golat e stadiumit janë më të vegjël se sa zakonisht, informon Shtegu.com. Mirëpo, kjo nuk i pengoi mysafirët që të shënojnë tre gola dhe të kualifikohen për raundin tjetër.
„Mendova se isha rritur“, ka shkruar trajneri José Mourinho në rrjette sociale. „Por pastaj vura re se goli ishte pesë centimetra më i vogël“. Portugezi pothuajse e arriti traversën me këmbë në tokë, me një dorë të zgjatur, duke e postuar foton e tij në internet.

