Francezi lëndon dy studentë shqiptarë

Date:

Për një çift studentor, e shtuna e kaluar ka përfunduar me lëndime të rënda. Që të dy u sulmuan nga një shtetas francez me një gotë të madhe të birrës në kokë.

 

Pas përfundimit të festës bavareze „Wiesn“ të së shtunës në mbrëmje, një çift studentor shqiptar është sulmuar nga një shtetas francez, duke pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan „Merkur.de“, transmeton „Shtegu.com“. Ai e kishte sulmuar fillimisht studentin 30-vjeçar shqiptar papritmas, duke e goditur me gotën e madhe të birrës disa herë në kokë. Më pas, sulmuesi 27-vjeçar francez e kishte goditur edhe studenten shqiptare, gjithashtu në kokë.

 

Për shkak të lëndimeve të pësuara, studentët shqiptarë është dashur të kurohen në spitalin e afërt, ndërsa shtetasi francez është paraburgosur dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...