Plas Skandali: Dikush do të zaptojë fushën e sportit në Komunën Çair, revoltohen qytetarët?!

Date:

Fenomeni i zaptimit të parqeve të gjelbëruara në komunat shqiptare, sidomos në atë të Çairit, nuk është diçka e panjohur për banorët që jetojnë aty, raporton Almakos.

Mirëpo, së fundmi duket se ka plasur një nervozizëm i paparë te banorët e lagjes Fushë Topanë, pasi dikush aty ka rrethuar fushën e sportit dhe është duke u përgatitur për ndërtimin, sipas banorëve, me siguri të ndonjë ndërtese të re.

Parku dhe fusha e sportit për femijë ne f. Topanë pas „Tinexit“ është i rrethekuar me tela. Komuna e Çairit edhe ketu paska parapa ndertese. Shkaterrimi i hapesires publike dhe ngulfatja e qytetareve ne Çair vazhdon. Kush do qe do te ndertoje duhet ta kete te qarte se po don me ba profit ne hesap te femijeve ne f.Topane„, – thekson Bekim Bina për Almakos.

Ndërkohë, Bujar Idrizi thotë se, – „SKANDAL I PAPARE!!!!! Sot, nje person fizik, ka rrethuar me tela fushen e sportit ne Fushe Topane me arsyetim se e ka blere dhe se eshte prone private, ku planifikon te nderton ndertese. Per neser ka paralajmeruar se do vjen me mekanizim ndertimor, per te filluar me ndertim. Banoret e lagjes, te mbledhur ne nje numer te konsiderueshem shkateruan rrethojen dhe e hudhen ne plehra. Ka ardhur koha qe krejt ata qe uzurpojne pronen publike dhe ata qe lejojne uzurpimin e prones publike t’i hudhim ne plehra, ngase aspak nuk dallojne nga plehrat. P.S. Njeriu me pare mundohet ta blen lumturine, mirepo ndonjehere e blen BELANE….“

Tutje për Almakos Idrizi ka sqaruar edhe me fotografi parcelën për të cilën thuhet se po zaptohet duke shkruar, – „Nga hulumtimi qe bera per nje kohe te shkurte ne lidhje me token ne fushen e sportit ne Fushe Topane, erdha tek keto te dhena. Fusha e sportit e cila sot u rrethua rezulton qe te jete 1/3 prone e Imishti Mehmet nga Vizbegu dhe 2/3 e Republikes se Maqedonise. Nga dokumenti qe kam bashkangjitur me kete status nuk mund te shihet se cka eshte planifikuar ne vendin ku sot akoma gjendet fusha e sportit. Po ashtu ne kete hapsire, ka edhe nje parcele tjeter, ku si pronare paraqiten nje numer i konsiderueshem i maqedonasve. P.S. Nese i lejojme pushtetaret aktual, kishin nxere flete pronesie edhe mbi ne dhe pa hamendje kishin rivendosur sistemin shoqeror te skllaverise“./Almakos

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...