Për 29 vite me radhë, Sasha Stojmenovski jeton në Wohlen të Zvicrës. Dhe që atëherë, ai për çdo vit i ka vizituar të afërmit e tij në Maqedoninë e Veriut. Por tani, për shkak të obligimit për karantinë për vendet e rrezikut, për herë të parë është i detyruar të qëndrojë. Për këtë vendim, ka vetëm një kuptim të kufizuar
Në të vërtetë, Sasha Stojmenovski tani do të ishte në Maqedoninë e Veriut. Ashtu si çdo verë. Ai do të ishte në shtëpinë e tij me bashkëshorten dhe tre fëmijët. Ata do të flinin dhe do të hanin mëngjes së bashku. Gjatë ditës, ai do t’u tregonte fëmijëve të tij vendin në të cilin ishte rritur.
Ndoshta do ta vizitonin ndonjë manastir, ndonjë restorant malor apo thjesht të shtrihen në ndonjë pishinë. Dhe në mbrëmje ata do të takoheshin në ndonjë restorant për darkë, ndoshta me xhaxhain, ndoshta me kushërinjtë që jetojnë atje.
Në vend të kësaj, 40-vjeçari është ulur në zyrën e tij në Wohlen. Dhe vazhdon të punojë. Kriza e koronavirusit është fajtore. Dhe karantina dhjetëditëshe që Qeveria federale zvicerane e ka përcaktuar për udhëtarët nga vende të caktuara. Maqedonia e Veriut është një nga këto vende.
Deri disa javë më parë, ai ishte ende i sigurt se ata mund të shkonin në vendlindje gjatë këtij viti, thotë Stojmenovski. Tashmë ishte prenotuar fluturimi, të shtunën në mëngjes pas ditës së fundit të shkollës për fëmijët e tij, në orën gjashtë të mëngjesit. Por ai kishte menduar në këtë mënyrë: «Sistemi shëndetësor atje poshtë nuk është njësoj si këtu. Po sikur dikush të infektohet?». Për më tepër: Për shkak të numrit të madh të infeksioneve, në Maqedoninë e Veriut një maskë është e detyrueshme jashtë shtëpisë. Restorantet, dyqanet ose vendet turistike janë zakonisht të hapura, por në kushte të rrepta. Pushimet vështirë se do të ishin aq relaksuese sa vitet e tjera.
Pastaj Qeveria federale vendosi që e gjithë familja të futej në karantinë për dhjetë ditë pas kthimit të tyre. Çështja ishte e qartë. Në vend që të laheshin në Liqenin e Ohrit, të shëtisnin në Oberland. Për herë të parë në 29 vite. «Është e pazakontë të jesh këtu. Përndryshe gjatë verës jemi gjithmonë poshtë».
Sasha Stojmenovski është rritur në Maqedoninë e Veriut. Prindërit e tij jetuan dhe punuan si punëtorë sezonalë në Zvicër. Kur ata ishin jashtë vendit, për të u kujdes gjyshja e tij. Kur ai mbushi dymbëdhjetë vite, familja e tij e solli përfundimisht atë në ëohlen. Sot ai ende jeton atje, tani me familjen e tij, shkruan „Aargauer Zeitung“, transmeton Shtegu.com. Dhe gjyshen e tij në vendlindje e viziton për çdo vit. Ajo personalisht e kishte më së vështiri për marrjen e këtij vendimi të rëndë, thotë ai. Hajde gjithsesi, i tha ajo. Padyshim që nuk është aq keq sa shfaqen në TV. „Ajo më mungon më së shumti“, thotë Stojmenovski. «Gjyshja tani është 88-vjeçare. Unë gjithashtu nuk e di se sa shpesh do ta shoh më. Kjo është arsyeja përse unë e shijoj çdo moment me të».
Stojmenovski ka biznesin e tij në Wohlen, ai ndërmjetëson dhe shet pasuri të patundshme. Nëse do të kishte udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut: Karantina dhjetëditëshe do t`ia mbyllte përkohësisht biznesin. „Por të paktën unë jam aq fat sa të jem i pavarur dhe për këtë arsye fleksibël“. Më ndryshe është me shumë maqedonas, serbë apo kosovarë të tjerë.
Me të gjithë ata që janë të punësuar. Nëse gjatë verës shkojnë në vendlindje, atëherë në rastin më të mirë duhet kompensuar dhjetë ditë më tepër. Përndryshe ata duhet të marrin pushime të papaguara. Dhe në rastin më të keq, ekziston madje edhe rreziku për të humbur punën: „Shumë të njohurve u është thënë në kushte të pasigurta se nëse zbresin, ata do të përballen me pasoja“. Kjo është arsyeja pse shumica, si Stojmenovskis, nuk do të shkojnë në vendlindje.
Katër vende në Ballkan janë në listën e rrezikut. Përveç Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës dhe Moldavisë. Të gjithë të tjerët jo. Stojmenovski ka vetëm kuptim të kufizuar se ka obligime më të rrepta për disa vende, por jo për të tjerët. «Është një ndjenjë poshtëruese. Sikur të ishe në shkollë dhe disa fëmijëve mësuesi do të lejonte të bënin pushim, ndërsa të tjerëve jo».
Qeveria federale ka prezantuar një obligim për karantine për vendet me një „rrezik të shtuar të infeksionit“. Me fjalë të tjera: nëse numri i infeksioneve të reja në një vend është shumë i lartë, këshillohet kujdes. Virusi nuk duhet të bartet në Zvicër nga udhëtarët. Por: Sa domethënëse janë shifrat nga vendet e Ballkanit? Stojmenovski mrekullohet. „Nëse fqinji ka barëra të këqinj, gjasat janë që edhe unë t`i kem“. Kjo është arsyeja përse ai mendon: Ose kjo rregullore duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit – ose për asnjërin. „Pra, është thjesht e pakuptimtë.“

