Dhënia jobyrokratike e kredive të koronavirusit, i ka joshur edhe mashtruesit. Tashmë janë ngritur 50 kallëzime penale në kantonin e Cyrihut
Huadhënia jo byrokratike pas krizës së koronavirusit, i ka tërhequr gjithnjë e më shumë kriminelët. Deri më tani janë ngritur 50 kallëzime penale në kantonin e Cyrihut. Bëhet fjalë për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe në disa raste, pastrim parash.
Agjensia për media e policisë kantonale konfirmoi se informacionet nga „Neue Zürcher Zeitung“ dhe „Tages-Anzeiger“, të premten konfirmuan se që nga mesi i muajit qershor janë hapur rreth dhjetëra hetimesh të reja.
Shuma e dëmit gjithashtu pothuajse u dyfishua, tha Andrea Jug-Höhener, kreu i departamentit të krimit ekonomik në policinë e kantonit të Cyrihut, për NZZ. Ajo tani arrin në rreth 9.7 milionë franga, informon Shtegu.com.
Me dhjetëra hetimesh paraprake për çështjet e dyshuara janë gjithashtu në pritje të policisë kantonale. Ka raste me dyshime urgjente, në të cilat mund të supozohet qartë se ato janë abuzive. Zyra e prokurorit publik në Cyrih po heton së bashku me policinë kantonale. Asnjë prej hetimeve nuk ka përfunduar ende.
Nuk është aspak një problem i vogël, vazhdon Jug-Höhener. Autorët përfituan nga një emergjencë kombëtare për tu pasuruar. Ata abuzuan me një ndihmë urgjente byrokratike. Kjo sjellje duhet të ndiqet penalisht me gjithë ashpërsi.
Që nga fillimi i pakos së ndihmës federale, kompanitë në kantonin e Cyrihut kanë marrë hua që kapin më shumë se 2.6 miliardë franga. U fol për mbi 22,000 kredi.

