Leeds United në trans, kthim në Premier League pas 16 vitesh

90 Lexime

Klubi tradicional anglez Leeds United, në sezonin e ardhshëm për herë të parë pas 16 vitesh do të luaj në Premier League

Dy raunde para përfundimit të kampionatit, Divizioni i dytë i Anglisë, „Peacocks“ janë të sigurt si promovues.

Në vitin 1992, klubi nga Anglia Veriore e kishte fitoren e tij të tretë të kampionatit. Leeds ishte në finalen e Master Kupës kundër Bayern Mynihut në vitin 1975 dhe fitoi Kupën e atëhershme Coupe des villes de foires, paraardhës i Kupës UEFA, në vitet 1968 dhe 1971.
Rënia nga liga në vitin 2004 ishte rezultat i keqmenaxhimit që vazhdoi edhe për disa vite të tjera, informon Shtegu.com. Një heqje masive e pikëve për shkak të parregullsive financiare në vitin 2007, klubin e zbriti në në divizionin e tretë.

Ekipi aktual i promovimit drejtohet nga ish-trajneri i Kombëtares argjentinase Marcelo Bielsa. Skuadra përfshin mbrojtësin zviceran Gaetano Berardi, ish-ndërkombëtar i U21, dhe Ezgjan Alioskin nga Maqedonia e Veriut , i cili u rrit në Bernë.

Lojtarët më të njohur të Leeds United të kohërave të hershme, janë i ndjeri Jack Charlton si dhe skocezët Billy Bremner, Peter Lorimer dhe Eddie Grey.