Gjuha shqipe në reanimacion!!!

Date:

Unë jam shqipare dhe Atdheu im është Shqipëria! Gjuha ime është ajo shqipe!

Zgjedhjet e mia personale, të kushtëzuara apo jo nga faktorë të jashtëm apo të brendshëm, nuk mund të ndryshojnë realitetin tim të prejardhjes me gjithë përbërësit e saj.

Pra jemi shqiptarë, pavarësisht profesionit dhe vendit ku emigruam për një jetë më të mirë!
Unë përgëzoj dhe duartrokas arritjet e gjithësecilit në profesion dhe përvetësimin e gjuhëve të huaja të vendeve mikpritëse, në nivele të kënaqshme!

Por, ajo që vërtetë më brengos është përdorimi pa asnjë nevojë i gjuhës së huaj midis dy shqiptarëve, në një ambient ku ka vetëm shqiptarë dhe për të mos folur kur ky ambient është në Shqipëri dhe në familje!

Trishtues është qëllimi në vetvete.

Jo rrallë ky (përdorim i qëllimshëm) përdoret si një „hakmarrje“ ndaj asaj që vendi ynë nuk na ofroi (thua është vetëm faji i Tij dhe që ne duhet vetëm të presim, por tjetër çështje kjo) dhe varfërisë që ende ai mban mbi supe!

Shpesh herë vjen nga një ndjenjë e theksuar dhe e paster inferioriteti i të qenit pjesëtar i një vendi, komuniteti të vogël dhe dëshira per t`u pranuar dhe bërë pjesë integrale e „të madhes“ ku synon të jesh, fillon dhe mohon prejardhjen, „harron“ gjuhen, dmth nuk e përdorë as atëhere kur të duhet, për të treguar se ti tashmë je nga një tjetër komunitet, ku bëhen e luhen „gjëra të mëdha“, se ti ke parë gjëra që të tjerët i kanë parë vetëm në televizor…

Vaj medet, ti ke harruar kryesoren; ti ke harruar të rritesh! Por si mund të rritesh kur ti nuk je ndërtuar mirë që në krye të herës!

Emigrantë ekonomikë ose jo, ti ke një prejardhje, nga cilido vend qoftë ai dhe këtë nuk ta ndryshon dot asnjë përpjekje imituese, hakmarrëse, inferior-shtypëse e panevojshme!
Atdheu ynë na dha sa mundi, sa kishte dhe ne morëm sa mundëm dhe sa ditëm prej tij, por kudo që të shkojmë ne dhe bijtë tanë jemi shqiptarë, të tjerët na quajne shqiptarë.
Le të jemi përherë krenarë për atë që jemi dhe për vendin, kulturën, gjuhën e traditat tona.
Arbëreshët kanë 500 vjet të emigruar në Italine e Jugut dhe e ruajnë gjuhën e traditat në mënyrë të shkëlqyer!

Le të mësojmë gjuhët e huaja mirë e me themel, pasi kështu njohim më mirë kulturat, historitë, letersitë e filozofitë e vendeve përkatëse, por ju lutem ta ruajme e ta përdorim po aq mirë dhe të paprekur që të mundemi Gjuhën Tonë!

Le te integrohemi ne vendet mikpritese, por integrim pa e keqkuptuar atë, pasi integrim nuk nënkupton në asnjë rast, asnjëhere asimilim gjuhësor e kulturor!

Të tjerët na duan dhe na respektojnë për atë që realisht jemi dhe ofrojmë profesionalisht ose miqesisht, jo për atë që pretendimet tona synojnë!

Shtetesia ndryshohet për arsye të ndryshme levërdie, komoditeti, por kombësia mbetet e pandryshuar përjete, si gjuha, prindërit…

Fol shqip o shqiptar dhe fol bukur!

Përqafime miqësore dhe shume suksese!

Shkruar nga Mercedes Gega

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...