Shumica e të kthyerve nuk i përmbahen obligimit për karantinë në Zvicër
Sipas një raporti për mediat, shifrat tregojnë se pak më pak se çdo i dyti i kthyer nga zonat e rrezikut me koronavirus, iu përmbahet rregullave federale. Megjithë një gjobe të mundshme deri në 10,000 franga zvicerane
Që nga 6 korriku, personat që vijnë në Zvicër nga një vend me rrezik të koronavirusit, është dashur të shkojnë në karantinë për dhjetë ditë dhe është dashur të lajmërohen brenda dy ditësh pranë autoriteteve përgjegjëse kantonale. Sipas hulumtimeve të gazetës “NZZ am Sonntag”, pothuajse gjysma e tyre nuk e ka përmbushur ende obligimin e karantinës.
Që nga aplikimi, 6000 persona nga vendet e rrezikut kanë mbërritur përmes aeroporteve në Cyrih, Basel dhe Gjenevë, informon Shtegu.com. Shifrat e 16 kantoneve tregojnë se 2300 udhëtarët e kthimit janë në karantinë. Numrat nga kantonet e tjera mungojnë, por nëse e llogaritet përafërsisht, do të jenë një maksimum prej 3000 personash që mund ta kenë respektuar obligimin e karantinës. Kantonet që kanë zbuluar shifrat e tyre përfshijnë Cyrihun, Bernën, Vaudin dhe Basel-Stadt.
Qeveria federale tani dëshiron të forcojë masat dhe të marrë listat e pasagjerëve nga linjat ajrore dhe kompanitë e makinave. Këto mund të dërgohen për kontrolle në kantone. Për kryemjekun kantonal, Rudolf Hauri, kjo nuk do të ketë efet të duhur. Në „NZZ am Sonntag“ ai thotë: „Qeveria federale duhet të tërheqë në mënyrë sistematike një mostër nga çdo avion dhe autobus. Udhëtarët duhet të kuptojnë se kjo mund të prekë të gjithë». Ai shpreson që përmbajtja e rregullit të karantinës të përmirësohet.
Kushdo që e mënjanon karantinën ose nuk raporton, mund të gjobitet deri në 10,000 franga zvicerane.