Frankfurter Rundschau: „Vazhdon bashkëshortësia e BDI-së me LSDM-në“

Date:

Foto: Tetova1

 

LSDM-ja socialdemokratike fitoi ngushtë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Në Shkup pritet një poker-koalicion i rëndë

„Zoki, Zoki“, e festonin dhe brohorisnin pasuesit e tij, për njeriun me maskë dhe me grushte të ngritur. Vetëm kur Zoran Zaevi filloi të flas, fituesi i zgjedhjeve parlamentare të Maqedonisë së Veriut e hoqi maskën mbrojtëse nga fytyra. „Koncepti i integrimit ka mposhtur konceptin e izolimit, ndarjes dhe konflikteve të rreme“, tha ish-kryeministri dhe ndoshta i riu pas zgjedhjeve parlamentare të mërkurën: „Kishim zgjedhje demokratike, të lira dhe të sigurta: Qytetarët kanë votuar për një të nesërme më të mirë“.

Për të konfirmuar politikën e tij të pajtimit me Greqinë dhe integrimin në BE, 45-vjeçari festoi fitoren e tij të ngushtë të zgjedhjeve të LSDM-së (36.12 për qind) përpara VMRO-së populiste kombëtare (34.65 për qind). Por në vend të tre deri pesë mandateve siç e parashikoi ai natën e zgjedhjeve, sipas rezultatit paraprak partia e mëparshme qeverisëse është vetëm me dy përpara VMRO-së me 46 nga 120 vendet, shkruan „Frankfurter Rundschau“, transmeton Shtegu.com.

Partia më e madhe e opozitës, e cila dëshiron të zhbëjë ndryshimin e emrit të vendit të arritur me Athinën, arriti të ndalojë rënien e saj pas skandalit të ish-kryeministrit të saj, Nikolla Gruevski; ajo është pothuajse përsëri në një nivel me LSDM-në. Gara zgjedhore është e ngushtë dhe ende nuk është vendosur derisa të shpallet rezultati përfundimtar, tha sekretari i përgjithshëm i VMRO-së Igor Janushev: „Është koha për ndryshimin“.

Shumë fitues, por nuk ka fitues të qartë: Rolin e bosit duhet ta luajnë edhe një herë partitë e shqiptarëve. Ka shumë indikacione që LSDM-ja do të vazhdojë edhemë tej bashkëshortësinë me partinë më të madhe shqiptare BDI, informon Shtegu.com. Sidoqoftë, në Shkup pritet poker-koalicion i ashpër.

„Shqiponja është kthyer!“, ka brohoritur udhëheqësi i partisë, Ali Ahmeti për fitimet e BDI-së, e cila fitoi 15 mandate me 11.6 për qind. Me kërkesën për kryeministrin e parë shqiptar në Ballkan, ai do të kafshojë granit në LSDM. Sidoqoftë, BDI e di se si ta luaj përsëri rolin e saj të njohur si furnizues i shumicës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...