Kur pas 31 javëve të ndeshjeve në Bundesligë, ekipi i Hamburgerit po konkurronte për Çmimin Nobël për paqe në futboll me vetëm 43 kartonë të verdhë, futbollisti shqiptar Klaus Gjasula i Paderbornit (30) u ndëshkua edhe kartonin e tij të 17-të, në ndeshjen kundër ëerder Bremenit (0: 5).
„Kosëtari“ i ri shqiptar në mesfushë i Hamburgerit, kishte vendosur rekordin në Bundesligë, duke e tejkaluar Tomasz Hajto (47/16 kartonë në sezonin 98/99 në Duisburg), por që në të vërtetë askush nuk e dëshiron.
A është Gjasula ngacmues? Jo, përkundrazi. Steffen Baumgart (48), trajneri i tij në Paderborn për dy vite: „Ai është me të vërtetë një djalosh i mirë, një person inteligjent. Vetëm për kundërshtarin nuk është aq i këndshëm. Ai do të ndihmojë HSV-në“.
Dhe si? Baumgart: „Unë nuk isha aspak i gatshëm të humbas Klausin. Për mua ai ishte një person i besueshëm te Paderborni dhe një drejtues i vërtetë që mori ekipin me vete. HSV-në vetëm mund ta uroj”.
Gjasula, një drejtues në mesfushë. Ai që nuk e merr si të vetkuptueshme jetën e tij profesionale: “Për çdo ditë zgjoheshim me buzëqeshje. Hobin tonë e shndërruam në një profesion”.
Ai është shumë i kënaqur. Por se çfarë do të thotë lumturia për të, ai pohon: „Një person i shëndoshë ka 1000 dëshira – një i sëmurë vetëm një: të shërohet“.
Vëllai më i madh i Gjasulajve, Jürgeni (34) është gjithashtu një profesionist. Ai luan në ligën e tretë për Magdeburgin. Klaus dhe Jürgen – këta janë emra mjaft ekzotikë për shqiptarët. Por kjo është edhe si pasojë që ata u rritën në Freiburg, shkruan „Blid“, transmeton Shtegu.com.
Gjyshja ishte gjithmonë një fanse e madhe e serialit të ZDF „Die Schëarzëaldklinik“ dhe „Profesori Brinkmann“, i cili ishte vënë në skenë nga aktori kryesor tashmë i ndjerë Klausjürgen Wussow (78). Kjo ishte arsyeja që këta emra u përshtatën edhe për rrethanat shqiptare.
Ndër të tjera, Klausi është gjithashtu futbollist i Kombëtares shqiptare. Vonë, në moshën 29 vjeçare, ai e realizoi lojën e tij të parë ndërkombëtare në shtatorin e kaluar. Deri më tani ka pesë ndeshje të luajtura.
Por tani vlerësohet edhe HSV. Kur shkoi në Paderborn në vitin 2018, ai tha: „është ëndërr e secilit lojtar që të luaj në Bundesligë.“ Në Paderborn, ai e bëri ëndrrën e tij të vërtetë – në Hamburg, ai mund të ëndërrojë përsëri për lumturinë.


