Klodi dënohet me 18 vite burg pasi vrau shtetasin boshnjak

Date:

„Klodi“ tani duhet të qëndrojë prapa grilave për 18 vite. Shtetasi shqiptar (32) e qëlloi një person për vdekje më 4 qershor 2019 në Salzburg, në restorantin „Focus“ dhe plagosi rëndë një tjetër. Gazeta „Krone“ kishte raportuar disa herë për vrasjen në rrethin Lehen të Salzburgut, ndërsa i dyshuari tani është dënuar. Ndryshe kaloi bashkatdhetari i tij i bashkakuzuar (34) i cili tani është liruar nga të gjitha akuzat

Tetë juristët njëzëri e shpallën Klodjan F. fajtor për vrasje dhe shkaktim me dashje të lëndimeve të rënda trupore. Asaj mbrëmje të 4 qershorit, ai ia tërhoqi këmbëzën pistoletës në restorantin „Focus“ në rrugën „Ignaz-Harrer-Strasse“ në Salzburg. Një plumb e qëlloi një shtetas boshnjak (46) i cili ndërroi jetë nga plaga, një tjetër plumb i kaloi tej e përtej kofshës së një shtetasi tjetër boshnjak (24) – djali i viktimës. Kjo u shkaktua pas një zënke verbale, informon Shtegu.com.

Gjatë gjykimit, shqiptari, i cili u mbrojt nga avokatët vjenezë Nikolaus Rast dhe avokati shqiptar Mirsad Musliu, foli për „vetëmbrojtje“. Ai e kishte tërhequr këmbëzën „nga frika“. Prokuroria kishte identifikuar një shqiptar tjetër (34) si bashkautor, i cili dyshohej se Klodit ia ka huazuar armën e vrasjes. Mbrojtësit Kurt Jelinek dhe Christoph Mandl kanë mundur ta bëjnë të besueshëm faktin se Klodi e ka pasur me vete pistoletën: Prandaj, i bashakuzuari u lirua nga akuza për vrasje. 34-vjeçari u shpall fajtor në bazë të Ligjit të armëmbajtjes pa leje dhe u dënua me nëntë muaj burg.

83,000 euro kompensim dhe vuajtje për të afërmit

Avokati i viktimave, Stefan Rieder nga Weissen Ring parashtroi 40,000 euro si kompensim dhimbjeje për të vejën dhe 43,000 euro për djalin e viktimës, të cilat gjykata i miratoi. Vendimet nuk janë përfundimtare.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...