E moshuara gjermane më dinake se shqiptari nga Radusha

137 Lexime

Screenshot

Mbrëmjen e vonshme të së martës, forcat nga njësia policore e ëolfsburgit kanë arrestuar dy mashtrues të dyshuar, të moshës 39 dhe 54-vjeçare në Komunën Lehre, të cilët përmes telefonit i kishin dhënë një premtin të rremë një qytetareje të moshuar. Të dyshuarit janë sjellë para një gjykatësi me kërkesë të prokurorit publik në Braunschweig.

Suksesi në kapjen e dy të dyshuarve nga Prishtina (Kosovë) dhe Radusha (Maqedoni e Veriut) është realizuar përr shkak të sjelljes së kujdesshme të gruas së moshuar 74-vjeçare, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Gjatë ditës së martë, pesnionistja kishte marr thirrje të ndryshme telefonike, në lidhje me fitimin e saj nga një llotari e huaj në vlerë prej 450,000 eurosh. Fillimisht ishte lajmëruar një grua dhe më vonë një burrë, të cilët kanë folur në një gjermanishte të rrjedhshme, shpjegon një zyrtare. Veprimet e këtyre autorëve përkojnë me përvojën e policisë në raste të tilla. Edhe deklarata e viktimës se ajo nuk kishte aq shumë para në shtëpi, nuk i ka penguar aspak telefonuesve. 74-vjeçarja më vonë i tha policisë se ata nuk po heqin dorë dhe kanë vazhduar të telefonojnë. Viktima ka sqaruar se ndaj saj ishte ushtruar terror i vërtetë në telefon.

Kur mashtruesit filluan ta bindin pensionisten se fitimi i lartë mund të paguhet vetëm nëse ajo paraprakisht paguan një parapagesë prej një përqindëshi, që dmth 4.500 euro, 74-vjeçarja e zgjuar e njoftoi qendrën e policisë me thirrje emergjente dhe iu përgjigj kërkesës së autorëve.

Më pas, autorët e lutën që të hollat t`i merrnin në shtëpinë e saj. Aty, ata u befasun nga policia gjermane , e cila i prangosi menjëherë. Hetimi për mashtruesit të cilët kishin punuar në një qendër thirrjesh (call center) është në vazhdim e sipër.