Në Super League zvicerane është paraqit rasti i parë me koronavirus , që nga rifillimi i kampionatit. Mirlind Kryeziu, mbrojtësi qendror i FC Zürich, është testuar pozitiv me virusin, siç njofton klubi në faqen e tij të internetit, transmeton Shtegu.com. Ai ka simptoma të buta dhe është i izoluar në shtëpi.
Të gjithë lojtarët e aftë për lojën kundër Sionit të shtunën, si dhe anëtarët e stafit janë testuar në kuadër të masave paraprake, ka njoftuar klubi zviceran. Rezultatet janë ende në pritje. Për më tepër, do të pasojnë sqarime ët mëtutjeshme në rrethin e ekipit të parë.
Tani kërcënohet vazhdimi i kampionatit dhe shtrohet pyetja se si të vazhdohet? A duhet që lojtarët e FCZ të karantinohen për dhjetë ditë? Autoritetet tani duhet të marrin një vendim në lidhje me këtë. Në rastin më të keq, ekziston edhe ndonjë kërcënim për përfundim të sezonit? Ende mbeten shumë çështje të hapura.

