Në një konferencë për shtyp që u mbajt të mërklurën, në lidhje me masat e ndërmarra në këtë gjendje të tanishme, Këshilli Federal ka folur edhe mërgimtaërt që pushimet e tyre duan t`i kalojnë në vendlindje.
Në një rast, nën jë pyetje se çfarë do t`u thoshte serbëve dhe kosovarëve, të cilët duan të shkojnë për pushime në vendlidnje, kryetarja zvicerane Simonetta Sommaruga është përgjigjur:
„Sigurisht se popullatën e rekomandojmë që të mos marrë rreziqe të panevojshme. Kushdo që udhëton atje i nënshtrohet obligimit të njoftimit dhe karantinës“, transmeton Shtegu.com.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë Alain Berset: „Personat që udhëtojnë në një zonë të rrezikut, duhet të paraqiten te mjeku kantonal brenda dy ditëve. Por tashmë është e qartë për ne që nuk mund t’i regjistrojmë të gjithë udhëtarët. Brenda ditëve të ardhshme do të ketë një listë të zonave të rrezikut“, ka përfunduar Berset.

