Më datë 01.07.2020, rreth orës 15.30, në Bazel të Zvicrës ka ndodhur një aksident pune i tmerrshëm.
Hetimet e mëparshme nga prokuroria kriminale zbuluan se një punëtor ndërtimi brenda një ndërtese të re shërbimi, ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash në një shahtë. Rasti ka ndodhur për arsye deri më tani ende të panjohura, ndërsa punëtori ka vdekur në vendngjarje, shkruan policia zvicerane në një komunikatë, transmeton Shtegu.com.
Rrjedha e aksidentit ende nuk është sqaruar dhe është objekt i hetimeve nga policia kriminale.
Brigada profesionale e zjarrfikësve dhe ambulanca e ekipit të shpëtimit të Basel-Stadt u mobilizuan menjëherë, si edhe patrullat e policisë.
Personat të cilët mund të japin informata më të sakta, u kërkohet të kontaktojnë policinë kriminale të prokurorisë publike.

