Shitorja zvicerane po përgatitë një dhuratë për shqiptarët e guximshëm

Date:

Jérôme P. (32) e ka tmerruar një punonjëse të Volg në Zvicër, kur u fut në dyqan i maskuar dhe e sulmon me një stendë. Por dy punëtorët shqiptarë kanë mundur ta ndalojnë! Dhe çfarë bëri policia zvicerane? Ajo e lejoe që autori të tymos një cigare në qetësi.

Punëtorët shqiptarë Zemri Adili (35) dhe Zef Dushi (59) morën shumë lëvdara për kapjen e një hajni (32) në Rechersëil, i cili ka dashur të plakisë dyqanin e Volg, shkruan “Blick”, transmeton Shtegu.com.

Por, përse policia e prangosi hajnin në një kontejner ku të gjithë kalimtarët kanë mundur ta shohin? Përse nuk e futi menjëherë në një makinë policie?

“Blick” është interesuar te Policia Kantonale në Solothurn. Përgjigja ka qenë: „Për seciëln detyrë duhet të merret parasysh situata përkatëse“, ka pohuar zëdhënësi Astrid Bucher. Pas arrestimit të tij, autori i dyshuar ka dashur të tymos nijë cigare, gjë që nuk ishte e mundur në automjetin e patrullës.

„Në konsultim me të, ai është lidhur për kontejner. Kështu që ai ka mundur ta tymosë cigaren e tij në qetësi, ndërsa oficerët tanë të policisë i bënë sqarimet e para në vend“, vazhdoi Bucher. Ai ishte „i lumtur me zgjidhjen“. Dhe: „Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi ta ekspozojmë atë“. Policia ishte në kontakt me të, gjatë gjithë kohës.

Hajni do të qëndrojë prapa grilave. „Gjykata e paraburgimit miratoi kërkesën tonë për paraburgim për tre muaj“, thotë Cony Brand i zyrës së prokurorit publik. „Për arsye të mbrojtjes së të dhënave të të akuzuarit, nuk mund të japim asnjë informatë të mëtutjeshme“.

Hulumtimi i “Blick” ka treguar: Emri i grabitësit është Jérôme P. dhe vjen nga Gerlafingeni. Fqinjët nuk duan të thonë asgjë për të. Por një kalimtar e di rastin: «Policia e njihte Jérôme. Ai është një përfitues i mirëqenies sociale, i cili në të vërtetë është i sjellshëm».

E sjellshme është edhe shitorja Volg. Deri më tani, punëtorët e ndërtimit u shpërblyen „vetëm“ me simitat që i morën falas. Tani, një zëdhënëse e Volg ka zbuluar: „Ne personalisht do t’i falënderojmë dy ndihmësit e guximshëm me një dhuratë“.

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...