Ermir Balaj ia dha për një xhiro mikut të tij BMW M6 , ai e shkatërroi

188 Lexime

Vetëm dy muaj më parë, Ermir Balaj (22) e realizoi ëndrrën e tij për të poseduar një veturë BMW. Tani ajo është shkatërruar. Një mik i tij ia kishte shkatërruar pjesën e përparme të makinës gjatë një dite

Kur Ermir Balaj, pasditen e së shtunës ia dha çelësat e BMë-së mikut të tij, sikur të kishte pasur ndonjë parandjenjë. „Vozit me kujdes dhe mos bëj ndonjë marrëzi“, i thotë atij.
Më pas, Emiri futet në veturën e një shoku tjetër, me të cilin më pas e ndoqi BMW M6 të zezë. Fillimisht, xhiroja ishte spektakolare. Por kur të dy makinat u gjendën në rrugën Ifangstrasse në Bülach, ndodhi aksidenti: «Sikur nga asgjëja, miku im e shkatërroi pjesën e përparme të BMW-së time. E dëgjova përplasjen, pastaj makina fluturoi mbi një mur në anën e rrugës“, thotë Emiri për „Blick“, transmeton Shtegu.com.

Gjatë vozitjes, BMW depërton në një gardh dhe godet një automjet të parkuar në ambientet e kompanisë në afërsi. Me gjysmën e shasisë në ajër, makina më në fund ndalon.

„Gjithçka ndodhi shumë shpejt“, vazhdon Emiri. 22-vjeçari zbret nga makina me shokun e tij dhe shkon drejt BMW-së së aksidentuar. Shoku i Emirit është me fat. Ai kalon pa ndonjë lëndim në aksidentin spektakolar. Por jo edhe vetura sportive: «Konstruksioni i veturës është plotësisht i prishur. Një rrotë e përparme u fut brenda dhe pjesa e përparme u shkatërrua“, thotë Emiri i tmerruar

.
Ermir Balaj është i lumtur që nuk ka ndodhur asgjë me mikun e tij 42-vjeçar. Por pas tronditjes së parë, shqiptari nga Cyrihut është gjithashtu edhe i zemëruar: «E paralajmërova. Dhe tani makina ime është shndërruar në mbeturinë».

Ai kishte kursyer për vite me rradhë në makinën e tij të ëndrrave BMë. Kjo ndodhi vetëm dy muaj më parë, kur Emiri bleu M6. Në shtëpi ai i ka edhe gomat e reja që i kishte përgatitur për montim. „Tani do të duhet t`i shes“, thotë entuziasti i automjeteve Emir Balaj.

Për momentin, ai nuk dëshiron të ketë ndonjë lidhje me mikun e tij. „Më parë duhet ta zgjidh çështjen siç duhet“. Emiri ende nuk ak vendosur nëse do të blejë përsëri një makinë të kalibrit BMë M6. „Për të qenë i sinqertë, m`u prish pak disponimi pas kësaj që ndodhi sot“.