Piktori shqiptar nga Austria që izolimin e kaloi me sozinë e vet

Date:

Vepra e re e piktorit shqiptar nga Linzi i Austrisë, Gazmend Freitag tregon “sozinë” e tij me të cilin ai i kaloi javët e karantinës. Që të dytë tani paraqiten para publikut me një ngjyrosje, të fortë dhe plot lëvizje. Dhe u përgjigjen katër pyetjeve që ua ka parashtruar shkrimtarja austriake, Monika Grill.

Monika Grill: Sapo keni përfunduar autoportretin tuaj të ri. Si të gjithë njerëzit, ju është dashur të ndiqni rregulloret e karantinës. Si ishte për ju, i vetëm në studio, pa mundësinë për të parë miqtë tuaj?

Gazmend Freitag: Kjo nuk është asgjë e re për mua. Unë gjithmonë pikturoj dhe e bëj vetëm. Por me siguri se ndjehem pak i vetmuar, sepse më pëlqen të takoj miq për një gotë verë të kuqe në mbrëmje.

Monika Grill: E mbaj mend autoportretin tuaj nga viti 2014. Çfarë ka ndryshuar për ju që nga ajo kohë?

Gazmend Freitag: Stili im është bërë më realist, më figurativ dhe gjithashtu më dramatik. Ngjyrat janë më të forta. Unë jam më i guximshëm. Për të qenë i sinqertë, më pëlqen shumë më mirë fotografia e re. Dhe unë e ndjej saktësisht mënyrën sesi shikoj në të.

Monika Grill: A ndjeheni më i moshuar?

Gazmend Freitag: Jo, jo pak. Por pamja ime tani është orientuar shumë më tepër për të ardhmen. Të kaluarën e kam përpunuar në mënyrë të pikturuar. Tani jam kurioz për atë që do të vie.

Monika Grill: Tani pyetja ime për sozinë tuaj: A e keni mbajtur distancën e caktuar dhe nuk keni infektuar njëri-tjetrin?

Sozia: Ne jemi sjellur në mënyrë shembullore. Dhe u infektuam vetëm me entuziazëm dhe me shumë kolorite ngjyrash.

/Shtegu.com/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...